Kaloni te përmbajtja kryesore

Deputetja e PDK-së: Berishaj është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar pasi Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është intervistuar nga Prokuroria Speciale në Prishtinë.

Ajo tha se Berishaj është dashur të shkarkohet.

“Martin Berisha është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit tonë. Imazhi i tillë i ambasadorëve duke u intervistuar nga prokuroria speciale e duke qenë në detyrë, flet për diplomaci jo kredibile dhe të korruptuar. Kjo nuk i duhet Kosovës!”, ka shkruar ajo.

Tutje Musliu Shoshi tha se “Martini s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet ku jepet përgjegjësi për drejtësi”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button