Treni godet një femër në Prishtinë

Një femër sot është goditur nga treni në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se si pasojë e lëndimeve këmbësorja është dërguar për tretman mejkësor.
Ahmeti ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orër 16:30.
”Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut.”, ka thënë Ahmeti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?