Kaloni te përmbajtja kryesore

Sulm seksual në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Podujevë me dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.

Sipas raportit, i dyshuari është arrestuar më 17 mars dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button