Kurti takon sulmuesin “Dardan” Albion Rrahmanin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot priti në takim futbollistin e kombëtares së Kosovës në futboll Albion Rrahmanin.
Kurti mori dy dhurata nga futbollisti i Rapid Bukureshtit, i cili ka ardhur në Kosovë për të nisur fazën përgatitore të kombëtares për miqësoret e radhës.
Rrahmani, i cili ka shënuar 16 gola për skuadrën rumune, me këtë rast ia dhuroi fanellën e Rapidit dhe Kosovës, kryeministrit Kurti.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?