Kaloni te përmbajtja kryesore

​Shtime: Shoqërohet në polici një 50-vjeçar, i konfiskohet pushka gjysmë automatike

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor personin me inicialet B.M. (50) nga fshati Zborc i Shtimes, pas marrjes së informatave se posedonte armë zjarri pa leje.

Rasti ka ndodhur më 15 mars 2024, rreth orës 15:30, ka njoftuar sot policia rajonale në Ferizaj. Hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore dhe te personi B.M. është gjetur një armë zjarri pushkë gjysmë automatike.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma e zjarrit është sekuestruar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button