Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti : Escobarit i theksova nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin e Banjskës

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë  detaje rreth takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të enjten.

Kurti ka thënë se e ka falënderuar Escobarin për përkrahjen amerikane, si dhe ka bërë të ditur se i ka theksuar nevojën që Serbisë t’i kërkohet llogari për sulmin në Banjskë të Zveçanit, në fund të shtatorit.

“E kam falënderuar për mbështetjen e SHBA-së dhe kam theksuar nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë. Po ashtu e kam informuar për hapat që Qeveria jonë ka marrë në mbështetje të tranzicionit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në vazhdim”, ka shkruar Kurti në X./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button