Shala: Shihet një lloj tendence për ta politizuar KP-në

Gëzim Shala hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, në emisionin “Click” RTV21 tha se Këshilli Prokuorial i Kosovës ka dështuar në drejtim të ngritjes së llogaridhënies.
“Dhe aryseja e këtij dështimi të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhet me përbërjen e Këshillit Prokuorial të Kosovës.”, tha ai.
Sipas tij reforma në KP është e domosdoshme.
“Mirëpo domosdoshmëria për këtë reformë nuk nënkupton që të bëhet një ligj që paraqet në një farë formë një kapje të re njëfarë kapje objektivë të Këshillit Prokuorial të Kosovës, unë nuk mund ta them nëse e kanë tendencë ose jo. Mirëpo ajo se çfarë dua të them është se kjo mënyrë e veprimit , paraqet politizim objektiv të Këshillin Prokuorial të Kosovës.”, tha Shala.
“Në këtë situatë nëse i themi që këryre anëtarëve nuk po mundemi të ia shkurtojmë mandatet për shkak të Gjyktës Kushtetuese , dhe qëllimi i parë i parë po është me ulë prej 13 në 7 numrin e anëtarëve, dhe pastaj po e ngrisim në 18 kjo qartazi flet për një farë lloj tendencë për ta politizuar KP-në.”, shtoi Shala./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?