Anëtarësimi i Kosovës në KIE, Rohde: Gërvalla merrni vendimet e duhura në kohën e duhur

Gjatë një diskutimi në një panel në kuadër të konferencës ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde i është drejtuar Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Rohde kushtet për anëtarësim i ka përmendur përsëri duke kërkuar që Kosova t’i bëjë detyrat e shtëpisë.
“Ministre merrni vendimet e duhuara në kohën e duhur” ka thënë diplomati gjerman teksa e ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?