Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti priti në takim antropologen, Janet Reineck

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim antropologen, Janet Reineck.

Znj. Reineck, një antropologe e njohur dhe mike e madhe e Kosovës, është një figurë e rëndësishme në hulumtimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të trojeve tona.

Sipas njoftimit për media, në takim u bisedua për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, sfidat dhe potencialin e turizmit rural në vendin tonë.

Gjithashtu, diskutuan për rëndësinë e unitetit të popullit tonë në shtetndërtim, dhe rolin e të rinjve në këtë drejtim.

”Kryeministri Kurti, duke falënderuar znj. Reineck për punën dhe kontributin e saj për Kosovën, u shpreh i gatshëm për mundësi të bashkëpunimit më të afërt në të ardhmen. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, synohet të përforcohet promovimi i trashëgimisë kulturore dhe të avancohet turizmi rural në Kosovë”, thuhet në njoftimin e bërë për media./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button