Kaloni te përmbajtja kryesore

Jakshiq e Trajkovic letër Vuçiqit: Nëse doje luftë në Banjskë, pse çove djem të pa tranjuar e jo ushtrinë

Marko Jakshiq dhe Momcilo Trajkovic nga “Këshilli Kombëtar Serb” i kanë shkruar një letër të përbashkët presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciq.

Ata në  këtë letër ia kanë përmendur presidentit serb Banjskën duke i thënë se “nëse mendonit të shkonit në luftë, pse s’dërguat forca special të xhandarmërisë, pro të rinj të pa tranjuar që nuk e kishin të kryer as shërbimin ushtarak”, raporton KoSseV.

Në këtë letër, Jakshiq dhe Trajkovic i kanë thënë Vuçiqit se e “ka ngritur Kurtin në nivelin e Napoleonit” dhe se Vuçiq “është partner i koalicionit”, përmes bashkëpunimit të Listës Serbe dhe Qeverisë së Kosovës.

Ata gjithashtu kanë thënë se presidentja e Kosovës që është një prej bashkëpunëtorëve më të ngushta të Albin Kurtit “është zgjedhur me tre vota të Listës Serbe”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button