Arrestohet i dyshuari për vjedhjen në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuari për vjedhjen në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së, në Prizren.
Për portalin rtv21.tv kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
Ai tha se i dyshuari ka pranuar fajësinë, dhe pas intervistimit është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit.
”Pas disa veprimeve operative-hetimore hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve të Drejtorisë së Rajonale të Prizrenit kanë arritur që të kuptojnë dhe të arrestojnë të panjohurin, për të cilin dyshohet se ka një zyrtar në Prizren, ka vjedhur armën zyrtare dhe disa dokumente. personale. I panjohuri është intervistuar dhe ka pranuar veprën,pas intervistimit të vendimit prokurorit është ndaluar për 48 orë. Disa nga gjësendet e vjedhura janë gjetur ndërsa arma ende është duke u kërkuar nga hetuesit”, ka thënë Bytyçi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?