Kaloni te përmbajtja kryesore

Deputetja më e re që nënshkroi në Deklaratën e Pavarësisë, Emini: Dora më është dridh

Njomza Emini ishte deputetja më e re në moshë e Kuvendit të Kosovës, e cila nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

Në ”21Drejtpërdrejt”, të RTV21 Njomza me emocione tregoi ndjenjat që ka pasur atë ditë.

”Unë gjithë kam besu në lirinë dhe pavarësin e vendit, me takimet që i kemi mbajt deri në momentin që është shpall deklarata kemi pas edhe besimin dhe emocione, unë kam pasur emocion dora më është dridh deri sa e kam nënshkruar, një përgjegjësi dhe një shlirim”, tha Emini.

Emini ndër tjera, ka përmendur edhe momentin e daljes nga objekti i Kuvendit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë, për çka tha se ”deputet i ka pritur një numër i madh i njerëzve”.

Kosova sot feston 16 vjetorin e Pavarësisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button