Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq një burrë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, Policia nis hetimet

Ka vdekur një burrë, shtetas i Maqedonisë së Veriut, të enjten në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Në raportin e Policisë thuhet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitet relevante të Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia rastin e ka cilësuar si “Hetim i vdekjes”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button