Shtyhet seanca e gjykimit ndaj Konjufcës

Seanca në të cilën do të gjykohej kryeparlamentari Glauk Konjufca për hedhjen e gazit lotsjellës, është shtyrë.
Për portalin rtv21.tv kjo u konfirmua nga, Musa Damati avokati i deputetit Pal Lekaj, i cili ishte paraparë të paraqitej në këtë rast në cilësinë e dëshmitarit.
”Seanca e sotme e planifikuar që të mbahet në sesionin e pasditës në rastin e gazit lotësjelles, e cila po zhvillohet ndaj disa ish deputeteve të opozites të asaj kohe, është shtyrë me kërkesën e mbrojteses se kryetarit të parlamentit për shkak të angazhimeve të tjera. Në këtë rast ka qenë e planifikuar që të dëshmoj klienti im në cilësi të dëshmitarit Deputeti Pal Lekaj, por se dëshmia e tij do të vazhdoj me datë 21 Shkurt duke filluar nga ora 10:00 në gjykatën kompetente.”, tha Damati.
Për ketë rast ka dëshmuar paradite ish-nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti, i cili ka thënë se e ka parë Aida Dërgutin e Glauk Konjufcën duke e nxjerrë gazin nga nëntavolina, por nuk ka pasur mundësi që t’i fotografojë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?