Kaloni te përmbajtja kryesore

Është ndjerë tërmet në Maqedoninë e Veriut

Rrjeti telemetrik sizmologjik në Maqedoninë e Veriut, sot në orën 06:32 ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ishte 130 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Shqipëri, me magnitudë lokale 3.6 ballë sipas Rihter.

Siç thuhet në njoftim, sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në pjesën jugperëndimore të vendit, përkatësisht në Ohër dhe Kërçovë, me intensitet III shkallë, sipas shkallës makrosizmike evropiane.

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button