Kaloni te përmbajtja kryesore

Bislimi përsëri bëri thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se në letrën që i ka dërguar emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka renditur përpjekjet që ka bërë Kosova karshi përmbushjes së kërkesave të BE-së për t’i larguar masat që blloku ka vendosur ndaj Kosovës.

Bislimi ka përsëritur thirrjet për t’u larguar sa më shpejt masat.

“Në një letër dërguar emisarit të BE-së, Lajçak, kam renditur përpjekjet që ka bërë Kosova ndaj kërkesave për heqjen e masave. Një largim i menjëhershëm i masave do të ndihmonte t’i mobilizonim përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave dhe të krijonim një mjedis për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Bislimi në platformën “X./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button