Gjermania mbështet me shtatë milionë euro Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit

Ministri i Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius gjatë vizitës në Kosovë, ka parë për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, në të cilën pati edhe demonstrime të ndryshme në këtë qendër. Nga këtu Pistorius bëri të ditur se Gjermania mbështet me shtatë milionë euro Qendra Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci pas takimit me homologun e tij gjerman, ka falënderuar shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ka uruar që FSK shpejt të jetë pjesë e NATO-s dhe Kosova në Bashkimin Evropian.
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, është shprehur i lumtur me arritjet e këtij institucioni.
Pistorius tha se shteti gjerman do të ndihmojë Kosovë për t’i zgjeruar kapacitetet e trajnimit ndërkombëtar.
Ndërkaq, ministri Pistorius tha se janë caktuar shtatë milion euro për të ndihmuar këtë qendër.
Ndërsa, ministri Maqedonci ka ritheksuar se kapacitetet e Gardës Kombëtare kanë dëshmuar që këto pajisje i kanë përdorur në mënyrën më te mirë jo vetëm në operacionet për shpëtimin e jetëve të njerëzve por edhe për operacionet ndërkombëtare ku rasti më i freskët është intervenimi në Republikën e Turqisë, i cili shtoi se njësitë e Gardës kombëtare të FSK-së me një profesionalizëm të lartë kanë arritur te bëhen shembull i një njësie qe kryen me përkushtim dhe disiplinë detyrat që u takojnë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?