Kaloni te përmbajtja kryesore

Serbia thotë se nesër do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Serbia të hënën do të kërkojë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas vendimit të Kosovës për ndalimin e dinarit.

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha për RTS se nesër Serbia do të kërkojë mbledhje urgjente të KS të OKB-së për shkak të siç tha “tensioneve ekzistuese”.

Që nga 1 shkurti, përmes një rregullorje të Bankës Qendrore të Kosovës, e vetmja valutë me të cilën do të kryhen pagesat në Kosovë do të jetë euro.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button