Kaloni te përmbajtja kryesore

Dyshimet për keqpërdorime me patentë-shoferë, Prokuroria e Pejës nis hetimet

Prokuroria Themleore e Pejës ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime me patentë shoferë, në këtë rajon.

Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. Ai tha se “për shkak të ndjeshmërise se hetimeve këtë faze nuk mund te japim informata”.

Dyshimet për keqpërdorime me patent shoferë i ngriti zëvednësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ai në një konferencë për media tha se se dyshohet për një ndërmarrje të gjerë kriminale për të cilën kanë dorëzuar prova në Prokurorinë Themelore të Pejës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button