BQK: Përfundon veprimtaria bankare e Bankës Komerciale AD Beograd

Ka përfunduar vullnetarisht veprimtaria bankare e shërbimit me klientë e Komercijalna Banka AD Beograd – Dega në Mitrovicë, kjo u bë e ditur nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
BQK-ja ka thënë se ky veprim rezulton nga dialogu mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023, nga i cili rezultoi Plani për Likuidim Vullnetar.
“Ky Plan pas rishikimit mori pëlqimin e BQK-së me datën 6 tetor 2023, për t’u përmbyllur më pas me vendimin e datës 9 janar 2024, për mbylljen e degëve dhe të gjitha nën-degëve në Republikën e Kosovës, efektive nga 31 janar 2024. Komercijalna Banka AD Beograd Dega në Mitrovicë ishte licencuar nga BQK për operim në vitin 2007 dhe ka operuar me Degën në Mitrovicë dhe tetë nën-degë në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore.
BQK-ja ka theksuar se aktualisht operojnë numër i mjaftueshëm i zyrave bankare, institucioneve financiare dhe jo-bankare që mbulojnë arsyeshëm nevojat e komunitetit në të gjitha qytetet e vendit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?