Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjini: Ngatërrimi i Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut gabim i madh

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se ngatërrimi i Kosovës dhe kryeministrit, Albin Kuri në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është gabim i madh.

Gjini gjithashtu ka komentuar edhe vendimin për ndalimin e dinarit serb, për çka ka thënë se qeveria nuk duhet të tërhiqet nga vendimi, përcjellë rtv21.tv.

“Ngatërrimi i Kosovës dhe kryeministrit Kurti në zgjedhjet në Maqedoni është gabim i madh. Pavarësisht motivit e qëllimeve. Në asnjë variant nuk është mirë. Ndërsa për ndalimin e përdorimit të dinarit, qeveria nuk duhet të tërhiqet nga vendimi”, ka shkruar Gjini në “Facebook”. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button