Sulm me armë në kishën italiane në Stamboll, një i vdekur

Një person ka vdekur pas një sulmi të armatosur në kishën italiane të Santa Maria në Sariyer, Stamboll, raportoi të dielën CNN Turk.
Mësohet se viktima është një shtetas turk i pastrehë i identifikuar vetëm me inicialet C.T.
Sipas raporteve të hershme, dy persona të armatosur të maskuar hynë në kishë gjatë meshës dhe qëlluan në ajër përpara se të qëllonin për vdekje viktimën kur ai u ngrit për të protestuar.
“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm frikacak,” tha ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya në X. “Përpjekjet janë duke vazhduar për kapjen e sulmuesve”, shtoi ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?