Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet i vdekur një person në Leposaviq

Të shtunën rreth orës 17:40 një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Leposaviq.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka thënë se po e heton rastin.

“Raportohet se në shtëpinë e tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button