Kaloni te përmbajtja kryesore

Hapen për qarkullim dy rrugët afër objektit të Komunës në Prishtinë

Janë hapur për qarkullim dy rrugë në lagjen “Arbëria”, pranë objektit të Komunës së re.

Në njoftimin e Komunës bëhet e ditur se ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të komunës dhe rreth saj.

Siç bëhet e ditur, po intervenohet në kulmin e objektit, rënia e të cilit i ka shkaktuar plagë të rënda për një 23 vjeçare të ejntën.

“Rrugët ‘Radovan Zagoviq’ dhe ‘Nora e Hotit’ në lagjen ‘Arbëria’ janë hapur për qarkullim, por ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të Kryeqytetit dhe rreth saj. Aktualisht është duke u intervenuar në kulmin e këtij objekti”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button