Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, ku nuk do të mungojnë as reshjet.
Mëngjeset do të jenë me ngrica si pasojë e vlerave negative të temperaturave minimale, andaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.
Të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat vonë gjatë natës parashihen të shndërrohen në fjolla bore. Reshjet do të jenë të intensitetit të ulët deri mesatar.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?