Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ia vunë flakën trafosë së rrymës, arrestohen dy persona në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren sot ka arrestuar personat me inicialet R.D. (51) dhe P.M. (40) nën dyshimet kanë kryer veprën penale zjarrvënie dhe asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike.

Arrestimi ndodhi pasi gjetjes së provave të mjaftueshme se dy të dyshuarit më datën 3 janar 2024, në mënyrë të qëllimshme i kanë vënë zjarrin një trafoje të rrymës elektrike në Gjonaj të Prizrenit.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për zjarrvënie dhe asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike. 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button