Kaloni te përmbajtja kryesore

Cameron: Të tregojmë zhgënjim më të madh për Qeverinë e Serbisë

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit britanik, ka treguar sërish se sulmi terrorist në Banjskë dhe takimi me trupat britanike që kanë zbarkuar në Kosovë në kuadër të KFOR-it, kanë qenë ndër arsyet kryesore të vizitës madhore të tij, javën e parë të vitit.

Ministri britanik ka thënë se zhgënjim për Serbinë ka edhe në Bashkimin Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne pozicionin tonë [të Britanisë së Madhe], duhet të jemi të qartë në qëndrimin dhe politika tona. Ne duhet të tregojmë zhgënjim më të madh për Qeverinë e Serbisë. Duhet t’i pyesni vetë BE-në dhe SHBA-në nëse ato janë të zhgënjyera [me Serbinë]. Por nga bisedat që kam pasur, ka zhgënjim”, ka thënë Cameron.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button