Sekuestrohen dy pushkë dhe fishekë, i dyshuari thotë se i ka që nga lufta

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy pushkë dhe 209 fishekë në fshatin Vraniç të Suharekës.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka thënë se këto armë dhe municion janë të tij dhe që i ka që nga koha e luftës.
Ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kanë nisur hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?