Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami: Kurti dhe LVV e kanë shtyrë liberalizimin e vizave për 6 vjet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami theksoi se meritat për liberalizimin e vizave nuk i takojnë kryeministrit Albin Kurtit, dhe qeverisë që ai drejton.

Ish-ministrja e Financave, Bajrami theksoi se Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, me veprimet e tyre e kanë shtyrë liberalizimin për gjashtë vjet, nga viti 2017-ta deri më 2024.

“Fakti që Kosova është nën sanksione tregon më se miri meritat e Albin Kurtit për liberalizim. Megjithatë ai dhe LVV ka një meritë sa i përket liberalizimit, e kanë shty nga 2017 në 2024”, shkruan ajo në Facebook.

Më 1 janar të iu dha fund regjimit të vizave dhe pritjes disavjeçare të qytetarëve të Kosovës, për të lëvizur lirshëm pa viza drejt vendeve në zonës Schengen.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button