Mustafa: Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar?

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot ka deklaruar se është turp kombëtar që luftëtarët kryesorë të lirisë e kanë kaluar ndërrimin e moteve në burg.
Në një postim në Facebook Mustafa ka përmendur edhe liderët që sipas tij, e përmbytën diktaturën komuniste mëtanë kufirit dhe tani janë në arrest “në emër të popullit”.
“Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar? Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesorë të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndërrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë”, ka shkruar Mustafa në Facebook./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?