Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani në ditën e veteranit: Trimëria dhe sakrifica e tyre do të na frymëzojë përherë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e ditës së veteranëve të UÇK-së, ka thënë se guximi, sakrifica dhe angazhimi i tyre i palëkundur meritojnë respektin tonë maksimal.

Osmani potencoi se në krye me kryekomandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.

“Në Ditën e Veteranëve, shpreh mirënjohjen time të thellë për gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë shërbyer me vetëmohim luftës për lirinë e Republikës së Kosovës. Guximi, sakrifica dhe angazhimi i tyre i palëkundur meritojnë respektin tonë maksimal. Në krye me kryekomandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. Trimëria dhe sakrifica e tyre do të na frymëzojë përherë!”, ka shkruar ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button