Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet shoferi që goditi policin me veturë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se dje e ka goditur me veturë një polic.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ai është ndaluar nga prokurori i Shtetit për 48 orë. Në kohën e paraparë ligjore do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Zyrtari policor kishte tentuar për ta ndaluar në kontroll të dyshuarin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button