Vdiq në QKUK personi që u alivanos në një autobus në kryeqytet

Një person, i cili pësoi alivanosje sot në njërin nga autobusët në Prishtinë, ka ndërruar jetë në QKUK.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, saktësisht në autobus ku një person është alivanosur. Viktima mashkull menjëherë është dërguar në QKUK, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Ahmeti.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?