Lama: Kryeministri është nën sanksione, nuk ftohet në takime të nivelit të lartë

(Lajm i përditësuar)
Lama: Kryeministri është nën sanksione, nuk ftohet në takime të nivelit të lartë
Analsitja Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merrë pjesë në takime të nivelit të lartë pasi që Kryeministri Albin Kurti është nën sanksione.
”Osmani po merr pjesë për një arsye sepse Kryeministri është nën saksione, ai nuk ftohet përveçë në takime që kanë të bëjnë me dialogun”, tha Lama.
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Gërxhaliu: Efektin më të madh negativ do ta kenë në vitin 2024
Njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu në ”Click” të RTV21 ka thënë se më e keqja që i ka ndodhur Kosovës në vitin 2023 janë masat e BE-së ndaj Kosovës.
Gërxhaliu ndër tjera tha se këto masa kanë dhënë një mesazh të qartë, dhe se sfida në ekonomin kosovare do jetë shumë e madhe.
”Një ndër goditjet më të mëdha që ka marrë ekonomia e Kosovës pas inflacionit janë këto masa të cilat efektin më të madh negativ do te kenë në vitin 2024”, tha Gërxhaliu./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?