Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj i thotë Kurtit e Muratit: Buxhetin e shtetin nuk e keni trashëgimi nga prindërit

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ka reaguar ashpër qeverisë së Kosovës lidhur me ndarjen e buxhetit për komunat.

Daut Haradinaj përmes një reagimi ne llogarinë e tij në Facebook ka thënë se buxhetin e shtetit nuk ua ka lënë baba as kryeministrit e as ministrit të financave.

“A janë taksapaguesit e komunave ku nuk qeverisë Vetëvendosje të barabartë me taksapaguesit e komunave të tjera? Nëse po, si është e mundur që prej po këtyre taksave të përfitojnë vetëm komunat që udhëhiqen nga VV. Po buxhetin e shtetit nuk ia ka lënë baba as kryeministrit e as ministrit të Financave, që ta ndajnë atë siç ju teket”, ka thënë Daut Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se nuk duhet detyruar qytetarët me i refuzu edhe taksat edhe shtetin.

“Kjo është jo vetëm e papranueshme por edhe e pamoralshme. Mos i detyroni qytetarët që t’i refuzojnë edhe taksat edhe shtetin. Mos e ndani këtë shoqëri edhe në buxhetin e shtetit, se nuk ju falet”, ka përfunduar Daut Haradinaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button