Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj: Serbia dhe Azerbajxhani po i shërbejnë Putinit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili e vlerësoi si të gabuar dorëzimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ana e BE-së.

Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se me këtë deklaratë të Konjufcës kuptohet ”se Qeveria e Kosovës do të duhej ta kthente prapa draftin e pranuar nga BE-ja me arsyetimin se do të përgatisë vetë atë”. Por, ai shton se “Qeveria e Kosovës e ka pranuar draftin dhe ka dërguar komente”.

“Kreu i Kuvendit të Kosovës deklaroi se, duke qenë se është detyrë e Qeverisë së Kosovës të përgatisë draftin e statutit të Asociacionit, atëherë BE-ja nuk është dashur t’i dorëzoj Qeverisë së Kosovës kurrfarë drafti. Rrjedhimisht, kjo nënkupton se Qeveria e Kosovës do të duhej ta kthente prapa draftin e pranuar nga BE-ja me arsyetimin se do të përgatisë vetë atë. Por, Qeveria e Kosovës e ka pranuar draftin dhe ka dërguar komente”, ka shkruar Hoti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button