Kaloni te përmbajtja kryesore

Kaosi në Kuvend, PS-ja kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës

Partia Socialiste për shkak të kaosit ka kërkuar nga Kuvendi përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës.

Vendimi pritet të jepet sot në orën 16:00.

Deputetët për të cilët është kërkuar përjashtimi janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu.

Më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me dhjetë ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.

Vendimi për përjashtimin e deputetëve është marr pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button