Kaloni te përmbajtja kryesore

Të shtëna brenda kampusit universitar në Las Vegas, disa të vdekur

Policia në Las Vegas po i përgjigjet një alarmi për të shtëna në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, raportoi të mërkurën BBC-ja.

Në një postim të universitetit në platformën X, thuhet se ata po i përgjigjeshin raporteve për të shtëna në kampus.Policia ka njoftuar se i dyshuari për të shtënat në kampusin universitar të Nevadës në Las Vegas është gjetur i vdekur.

Sipas tyre, nga ky rast kanë vdekur edhe disa persona të tjerë, numri i të cilëve ende nuk dihet.

Një ndalesë tokësore është lëshuar edhe në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid të Las Vegasit, ku autoritetet kanë përmendur arsye sigurie.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button