Përjashtohen me 10 ditë Berisha dhe 5 deputetët e PD-së

Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka janë përjashtuar me 10 ditë nga Sekretariati i Etikës.
Pas seancës plenare të ditës së hënë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste (PS) ka dorëzuar kërkesë për përjashtimin e tyre, për shkak të skenave të dhunës në seancë.
Kërkesa e grupit parlamentar të PS është pranuar këtë të mërkurë, dhe është dhënë masa maksimale për shkak se është përsëritëse si situatë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?