Kurti takon Çedomir Jovanoviq, diskutojnë për raportet Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në takim u bisedua rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi, si dhe raportet ndërmjet dy vendeve.
Kurti e Jovanoviq po ashtu diskutuan mbi nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?