Kaloni te përmbajtja kryesore

​Sigal Prishtina u rikthehet fitoreve

Basketbollistët e Sigal Prishtinës shënuan sonte fitore ndaj Istogut me rezultat 117:63 (27:17, 28:13, 30:19, 32:14).

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës 11-të të Prince Caffe Superligës.

Ndër vendësit më të dalluarit u treguan Fisnik Rugova me 21 pikë e 13 kërcime dhe Dardan Berisha me 21 pikë e 11 asistime, ndërsa në radhët e mysafirëve Tyres Prince me 12 pikë, Kahlon Witeley dhe Arian Azemi me nga 11.

Prishtinasit kanë gjashtë fitore e pesë humbje, kurse istogasit një fitore e dhjetë humbje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button