Kaloni te përmbajtja kryesore

Përfundoi bastisja në argjendarinë në Prishtinë

(Lajm i përditësuar)

Pas më shumë se tri orëve ka përfunduar bastisja e Policisë së Kosovës së bashku me zyrtarë doganorë në një argjendari në kryeqytet, e cila dyshohet se ka të bëjë me rastin e grabitjes së një argjendarie më 22 nëntor në Suharekë.

Sonte një person është arrestuar gjatë aksionit të bastisjes së Njësisë Speciale Intervenuese në argjendarinë “Baraku”, ndërkohë që Policia e Kosovës nuk është prononcuar lidhur me rastin.


​Arrestohet një person gjatë bastisjes në argjendari në Prishtinë

Një person është arrestuar gjatë aksionit të bastisjes së Njësisë Speciale Intervenuese sonte në një argjendari në Prishtinë.

Në aksionin e ri janë duke u konfiskuar sërish stoli ari, ndërsa brenda lokalit ka hetues policorë dhe zyrtarë doganorë.

Pronari i kësaj argjendarie, T.B, ishte arrestuar për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen në Suharekë pas një operacioni të gjerë policor.

RTV21 ka sigurar pamje nga vendi i ngjarjes,


​Grabitja në Suharekë, sërish bastisje në argjendarinë në Prishtinë

Njësia Speciale Intervenuese sonte ka bastisur argjendarinë “Baraku” në Prishtinë.

Pronari i kësaj argjendarie, Trim Baraku, ishte arrestuar për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen në Suharekë pas një operacioni të gjerë policor.

Në aksionin e ri janë duke u konfiskuar sërish stoli ari, ndërsa brenda lokalit ka hetues policorë dhe zyrtarë doganorë.

Pronari i arrestuar po dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë 250 mijë eurove.

Si rezultat i hetimeve, fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të grabitjes, përderisa hetimet drejt identifikimit dhe ndriçimit të rastit kanë vazhduar.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor të para disa ditëve në kryeqytet, i dyshuari kryesor, Dukagjin Gashi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke neutralizuar të njëjtit, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button