Ministrja Hajdari: Manipulimet me çmime po vazhdojnë

(Lajm i përditësuar)
Ministrja Hajdari: Manipulimet me çmime po vazhdojnë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se manipulimet me çmimet po vazhdojnë, pasi marzha e fitimit për bizneset në disa produkte bazë janë mbi 50 për qind.
Pas rrëzimit të ligjit për çmimet tavan nga Gjykata Kushtetuese, Hajdari tha se argumentet që i kanë pranuar nga kushtetuesja nuk qëndrojnë pasi s’ka pas asnjë shkelje të tregtisë së lirë.
“Ligji për masat për produktet themelore nuk ka pasur asnjë shkelje të tregtisë së lirë, por ka pasur për të adresuar vetëm manipulime e tregtarëve, jo në përgjithësi por vetëm disa tregtare. Argumentet që i kemi pranua aspak nuk qëndrojnë pasi nuk është e mundshme të shfrytëzohet ligji për rezervën shtetërore në rast se ka çrregullim në treg. Është e mundshme të shfrytëzohet ai ligj kur ka kriza në treg, kështu që ne do të vazhdojmë tutje, kemi politikën tregtare kemi Ligji për tregti dhe manipulimet bashkë me Autoritetin e Konkurrencës do të adresohen. Unë asnjë nen të MSA-së dhe Kushtetutës nuk e kam shkel me këtë ligj, por befasohem për të keq se manipulimet po vazhdojnë në treg dhe xhepat e qytetarëve tanë po harxhohen, 70 për qind i kemi marzhë tregtare për disa produkte bazë, 50 për qind kemi marzhë tregtare për bukën”, tha ajo në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet Raporti për Kosovën nga Bashkimi Evropian për vitin 2023.
Mirëpo, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, akuzoi ministren se ka shkel Kushtetutën, madje sipas tij Hajdari edhe ka keqpërdorur me rezervat shtetërore.
“E ke shkel kushtetutën, ke shkel ligjin ke keqpërdorur me rezervat shtetërore dhe ke shkel një cikë nëntë vjeçare”, theksoi ai.
Raporti për Kosovën, Bislimi përplaset me deputetët opozitarë
Bislimi: Masat e BE-së kanë pasur efekt në Raportin e Progresit
Ujkani: Mandati i qeverisë sonë është shënuar me rritje ekonomike
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023, tha se mandati i qeverisë është shënuar me rritje ekonomike.
Tahiri: Vlerësimi që BE-ja ia ka dhënë Qeverisë Kurti është më i rreptë që ndonjë qeveri e ka marrë ndonjëherë
Në seancën e sotme të Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiir, ka thënë se vlerësimi që Bashkimi Evropian ia ka dhënë Qeverisë Kurti në Raportin e fundit të Progresit është më i dobëti dhe më i rrepti që ka marrë ndonjë qeveri e Kosovës ndonjëherë.
“Është vlerësimi më i dobët e më i rreptë që ndonjë qeveri e ka marrë ndonjëherë”, ka thënë Tahiri.
Nis debati parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën
Kuvendi sot i mban dy seanca
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare.
Seanca e parë është paraparë të fillojë nga ora 10:00, ndërsa tjera nga 16:00.
Sipas njoftimit, në seancën e orës 10:00 do të ketë debat parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023.
Rendi i ditës për seancën e parë:
14. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023,
15. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
16. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
17. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
18. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
19. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
20. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
21. Votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
22. Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
23. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
24. Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,
25. Emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
26. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
27. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Rendi i ditës për seancën e dytë:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
7. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-245 për Artin dhe Kulturën,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, për vitin 2022.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?