Kaloni te përmbajtja kryesore

Vritet një grua në Prishtinë

Një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e të shtënave më armë zjarri sonte  në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 dhe dyshohet për vrasje me armë zjarri.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe  ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”- ka thënë ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button