Kaloni te përmbajtja kryesore

Galatasaray i heq fitoren nga “duart” Manchester United

Galatasaray dhe Manchester United kanë zhvilluar ditën e sotme një ndeshje fantastike në Stamboll, me një sfidë e cila ka mbaruar me rezultatin 3-3.

Të parët që shënuan ishin “djajtë” e Manchesterit, pasi në minutën e 11’ ishte Garnacho i cili zhbllokoi sfidën. Pak minuta më pas United shënon edhe të dytin me një supergol nga Bruno Fernandes në minutën e 18’.

Galatasaray u kundërpërgjigj në minutën e 29’ me një eurogol të Ziyech nga goditja e dënimit.Pjesa e dytë foli përsëri anglisht, pasi në minutën e 55’ ishte McTominay i cili trefishoi rezultatin.

Dukej sikur gjithçka kishte përfunduar për turqit, por jo. Në minutëne 62’ ishte përsëri Ziyech me një goditje dënimi që çon rezultatin në 2-3. Disa minuta më vonë, Galata rikthen baraspeshën me anë të Akturkoglu.

Me këtë rezultat, Galatasaray renditet në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Manchester United në vendin e fundit me 4 pikë, ku tashmë rrezikon gjithçka dhe gjithashtu nuk kanë më çdogjë në dorë për të kaluar grupin, pasi edhe Copenhagen është ende në lojë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button