Deçan, gjendet i vdekur një 18-vjeçar

Një person i moshës rreth 18-vjeçare është gjetur sot i vdekur në fshatin Llukë të Deçanit.
Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.
Lajmi për këtë rast është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi ka thënë se viktima është i lindur në vitin 2005.
“Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion” – ka thënë Nikçi./kallxo
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?