Kaloni te përmbajtja kryesore

Conte mund të rikthehet te Juventusi

Trajneri Massimiliano Allegri dëshiron të largohet nga Juventusi në fund të edicionit aktual.

“Corriere dello Sport” raporton të hënën se zëvendësuesi i Allegrit mund të jetë Antonio Conte. Conte së fundmi ka hapur derën për një rikthim të mundshëm në Torino.

Ish-trajneri i Chelseat, Interit dhe Tottenhamit kaloi tre vjet në Torino si trajner duke fituar tre tituj në Seria A përpara se të larohej papritur në edicionin 2014/2015.

Tekniku italian u largua nga Tottenhami në prill dhe nuk pritet të marrë asnjë skuadër para sezonit 2024/2025.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button