Kosova mposhtet nga Bjellorusia në “Fadil Vokrri

(Lajm i përditësuar)
Kosova mposhtet nga Bjellorusia në “Fadil Vokrri
Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me humbje ciklin kualifikues të Kampionatit Evropian Euro 2024.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka pësuar humbje si vendase ndaj Bjellorusisë.
“Dardanët” u mposhtën 1:0 nga Bjellorusia, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Dmitriy Antilevskiy në minutën e 43’.
Me pikët e reja, Bjellorusia ngjitet në kuotën e 12 pikëve në vendin e katërt, krahas Kosovës që renditet në vendin e pestë me 11 pikë.
Rezultati final, 1:0 në favor të Bjellorusisë.
Shënon Bjellorusia
Është shënuar goli i parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku po luhet ndeshja mes Kosovës e Bjellorusisë.
Bjellorusia ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0.
Golin për bjellorusët e shënoi Dmitriy Antilevskiy në minutën e 43
Kosova përballet me Bjellorusinë
Ka filluar të zhvillohet minuta e parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Bjellorusisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2024.
“Dardanët” synojnë me çdo kusht fitoren sot, që ta mbyllin këtë cikël kualifikues me fitore.
Kosova ndeshjen e parë me Bjellorusinë e humbi si mysafire me rezultat të ngushtë 2:1.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?