Prishtina e shkatërron Ferizajn në miqësore

Skuadra e Prishtinës e ka mposhtur sot me rezultat të thellë Ferizajn, fitore kjo e cila erdhi nga një ndeshje miqësore.
Miqësorja mes këtyre dy skuadrave u zhvillua në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, ku Prishtina fitoi 5:0 si mysafire.
Golat nga Kryeziu (minuta e 6’), Hyseni (minuta e 42’), Kurtaj (minuta e 49’), Hamiti (minuta e 57’) dhe Fofana (minuta e 73’) i siguruan fitoren sot skuadrës së Emmanuel Egbos.
Rezultati final, 5:0 për Prishtinën.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?