Të shtëna në një spital në SHBA, disa të plagosur

Raportohet se disa persona janë plagosur në një sulm të armatosur në një spital në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur policia.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 16:00, sipas kohës lokale, apo 22:00 sipas orës në Kosovë, të premten, në spitalin e qytetit të Concordit, shkruan BBC.
Sipas zyrtarëve amerikanë, i dyshuari ka vdekur gjatë incidentit dhe situata është nën kontroll. Mbetet e paqartë se sa njerëz janë lënduar.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?